CoVid-19

Mbi 2000 raste të reja me koronavirus në Turqi, shkon në 92 numri total i viktimave

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Turqi.

Sipas shifrave zyrtare, raportohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2069 raste me koronavirus, ndërsa numri total i personave të infektuar ka shkuar në 5564.

Ndërkohë, janë shënuar 17 viktima këtë të premte, një më shumë se dje, duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën nga Covid-19, në 92.

241 pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa 42 të tjerë janë shëruar plotësisht.

Kujtojmë këtu që Turqia shënoi viktimën e parë nga koronavirusi më 17 mars, ndërsa rasti i parë u konfirmua më 11 mars.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top