CoVid-19

Mposhti kancerin por jo COVID-19, nëna e 6 fëmijëve ndërron jetë pa u thënë “lamtumirë”

Koronavirusi, COVID-19 po merr mijëra jetë në ditë në të gjithë botën. SHBA tashmë është vendi më i prekur nga virusi i ri ku deri tani nurmërohen 164,266 të infektuar dhe 3 170 të vdekur.

Mes viktimave është dhe një nënë beqare, e gjashtë fëmijëve, e cila kishte mposhtur më para kancerin e gjirit.

Sundee Rutter, 42 vjeç, një e mbijetuar nga kanceri i gjirit nga Snohomish County, Washington State, vdiq në 16 mars pasi u infektua me COVID-19.

Fillimisht, më 13 mars për të u dyshua se kishte grip sezonal dhe u rikthye në shtëpi, por vetëm 3 ditë më vonë gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm.

Mjekët i thanë që kishe pneumoni dhe pak orë më vonë rezultoi pozitive për koronavirusin, COVID-19.

Djali i saj, Ross Rutter tha mes lotësh:

Fillimisht ajo ishte në gjendje të shkruante, dhe më thoshte se ishte shumë më mirë. Por mesazhet u pakësuan, më dërgonte vetëm zemra, por nuk më përgjigjet më me shkrim.
Më 16 mars, familja u lajmërua nga mjeku pasi duhet patjetër të shkonin në spital. Djali i saj dhe 5 vajzat, panë për herë të fundit gjallë nënën e tyre nga dritarja. Me anë të në radioje, djali arriti t’i thoshte nënës së tij se e do shumë dhe se do të kujdeset për motrat më të vogla në moshë.

Burimi: Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top