Leximi

Në vend të grepit përdori magnet për peshkim, i riu gjen kasafortën e mbushur me flori (Foto)

Një peshkatar që përdor magnet në vend të grepit për të kapur objekteve të metalta, ka gjetur një kasafortë plotë me stoli, dhe medalje të ushtrisë në fund të një liqeni.

Adam Hastings, 22-vjeç ka arritur të nxjerr nga uji një kasafortë të cilën e kishte tërhequr jashtë me magnetin që e përdor si grep.

E gjitha ka ndodhur në liqenin e parkun Cheltenham, ku kasaforta ishte e mbushur me stoli, orë, medalje të ushtrisë dhe letra të ndryshme.

“Para se ta nxirrja kasafortën, magnetin e hodha në ujë për më shumë se pesë herë, por nuk kapa asgjë. Në tentimin e fundit ku magneti preku fundin e liqenit, hasa në diçka të metaltë.

Për ta dokumentuar thesarin, i kërkova një gruaje që kishte nxjerrë për shëtitje qenin të më filmoj më telefon”, ka deklaruar 22-vjeçari që është i papunë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top