Leximi

Nëna e braktis vetëm 2 ditë pas lindjes sepse nuk e donte foshnjen e saj. 18 vjet më vonë të gjithë habiten me talentin e tij

Një djalë i vogel i lindur prej dy ditesh i cili u braktis nga nëna e tij dhe u adoptua më pas nga nje tjeter, u bë një frymëzim për miqtë dhe familjen e tij pasi u rrit.

Gabe Adams, i cili tani është 18 vjeç, u braktis 2 dite pas lindjes se tij nga nëna e tij biologjike në Brazil, dhe më pas u adoptua nga një çift i Utah-s, Janelle dhe Ron Adams

Por asnjë nga vështirësitë nuk e kanë ndaluar Gaben, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë, sindromi Hanhart, një defekt i lindur.Ai lindi pa kembe dhe pa duar. Ai mësoi të hante, të shkruante,te ngjiste dhe te zbriste shkallët vetë.

Ai gjithashtu mësoi si të notonte, madje edhe të hidhej nga bordi i zhytjes.

Kur Gabe ishte 12 vjeç, ai madje mësoi fshehurazi vallëzimin, dhe më vonë mori pjese ne nje shfaqje me më te talentuarit e shkollës së mesme.

Gabe u bashkua me ekipin e vallëzimit të shkollës së mesme me 28 vajza të tjera. Kur ai mori pjese ne nje loje basketbolli ,te gjithe qe e pane tek luante u gezuan shume.

“Ai është një frymëzim kaq i madh për të gjithë ne”, tha shoku i tij i skuadrës Tori Nybo, 18 vjeç

Ai është i përulur dhe i sjellshëm dhe na ka mësuar mësimin më të rëndësishëm në jetë: si të jesh i lumtur

“Ne menduam te shpëtonim dikë dhe t’i jepnim një jetë më të mirë, por në të vërtetë, ndodhi e kundërta”, tha babai i tij adoptues, Ron

“Ai na ka shpëtuar dhe na ka dhënë një jetë më të mirë. Ka qenë kaq frymëzues dhe motivues. Ai gjithmonë e shtyn veten per te dhene me te miren e mundshme. “

Dhe Gabe, ai nuk pranon të kufizohet nga karrigia me rrota.

Gabe, i cili dëshiron të frymëzojë njerëzit për të qenë tolerant ndaj të tjerëve, u shfaq në The Maury Show muajin e kaluar për të dhënë një shfaqje të valleve.

“Asnjëherë mos lejoni që dikush t’ju thotë se nuk mundeni”-thote Gabe.

Historia e tij na tregon se vendosmëria mund të kapërcejë çdo pengesë dhe të hapë rrugën drejt suksesit. Dhe për Gaben, vullneti dhe vendosmëria e tij i kanë treguar atij kete menyre.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top