Gjendja rëndohet çdo ditë dhe më shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka çdo ditë rritje të rasteve të reja me të infektuar me koronavirus dhe po ashtu është rritur edhe numri i viktimave.
Numri i personave që kanë humbur jetën sot ka shkuar në 5113 nga 4076 që ishte ditën e djeshme.
Po ashtu një rritje e madhe është vënë re edhe në numrin e personave të infektuar. Dje ishin 188.000 ndërsa ditën e sotme sipas worldmeters numri ka shkuar në 215,357.
SHBA ka regjistruar numrin më të lartë në botë të personave të infektuar me koronavirus ndërs Italia dhe Spanja kanë një numër më të lartë të personave që kanë humbur jetën prej pandemisë.
Presidenti Trump ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për jave edhe më të vështira në vazhdim kur edhe pritet një shtim i numrit të viktimave dhe të infektuarve.