Leximi

Nuk është për gjumë! Ja pse na hapet goja

Nuk janë të pakta rastet kur na hapet goja, dhe shpesh e kemi lidhur këtë veprim me ndjesinë e përgjumjes.

Por hapja e gojës, ndodh kur truri ka nevojë për oksigjen dhe kur kërkon të çlodhet pas një pune të vazhdueshme.

Është një veprim që e bëjmë thuajse 220 mijë herë gjatë jetës sonë, ose thënë ndryshe 7-8 herë në ditë.

Hapja e gojës nuk ndodh vetëm kur na vjen gjumë, por edhe kur zgjohemi, pas dreke apo në mes të një dite të ngarkuar pune.

Ka disa lloj hapje goje, si ajo prej lodhjes, ajo e zgjimit, e urisë dhe hapja e gojës psikike, e cila ndodh kur ka një reduktim të frekuencës së frymëmarrjes, por që lidhet edhe me gjendjen tonë psikologjike, siç është mërzia.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top