Lajme

Nuk i ndal as koronavirusi, 41-vjeçari nga Golemi godet me sëpatë komshiun e tij

Ndonëse vendi ynë po kalon një periudhë vërtet të vështirë nga situata e koronavirusit, sherret mes familjeve shqiptare nuk mungojnë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kryemëdhenj, Golem. Një 41-vjeçar ka goditur me sëpatë komshiun e tij, për motive pronësie.

Pas kësaj agresori është arrestuar nga policia, ndërkohë që i është sekuestruar edhe një kallashnikov.

I moshuari, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihet në pranga 41-vjeçari, pasi goditi me sëpatë komshiun e tij 65-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sekuestrohet arma e krimit (sëpatë) dhe një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Policisë Kavajë, pas njoftimit të marrë së në fshatin Kryemëdhenj, Golem, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve dhe se njëri prej personave kishte goditur me sëpatë komshiun e vet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi S. M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, shtetasin T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top