Lajme

Nuk vuante nga asnjë sëmundje, 48-vjeçarja humb jetën nga koronavirusi, lë pas 2 fëmijë

Në 48-vjeçare britanike, nënë e dy djemve 6-vjeçarë binjakë ka vdekur nga koronavirusi. Caroline Saunby nuk kishte asnjë problem shëndetësor dhe ishte kujdesur shumë për veten gjatë kësaj periudhe pandemie.

 

 

Caroline Saunby u nda nga jeta të dielën, duke lënë pas fëmijët e saj, burrin, prindërit dhe katër motrat.

Motra e saj binjake Sarah Jarvis tha se familja e tyre është shkatërruar kur mësuan lajmin e kobshëm.

“Ne kemi qenë gjithmonë një familje jashtëzakonisht e ngushtë, aq sa shumica prej nesh jetojmë në të njëjtën pronë. Jemi vetëm disa minuta më këmbë larg nga njëri-tjetri. Caroline ishte shumë e dashur dhe bujare” tha motra e të ndjerës.

 

Caroline filloi të shfaq simptoma në 26 mars me dhimbje fyti, por mendoi se ishte për shkak të bajameve. Të nesërmen, gjendja e saj u përkeqësua dhe të dielën kishte vështirësi në frymëmarrje. Asaj iu vendos një respirator dhe u dërgua me urgjencë në një spital, ku ndërroi jetë.

Motra e përshkroi Carolinën si një person të fiksuar pas pastërtisë dhe që i lante shpesh duart.

“Caroline mori çdo masë paraprake, mbante distancën sociale, lante duart, e merrte seriozisht situatën dhe donte sigurinë e të gjithëve. Megjithatë ky virus e mori nga ne për katër ditë. Caroline jetonte me dashurinë e jetës së saj dhe djemtë e saj të bukur ishin e gjithë bota për të”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top