Në dhjetor të vitit që lamë pas tronditi mbarë opinionin publik historia e Rezartës dhe Olsit, çifti që u gjetën pa ndjenja në dhomën e tyre të gjumit vetëm pak ditë pas martesës. Rezarta humbi je.tën ndërsa Olsi arriti të shpëtonte duke treguar kështu edhe si ndodhi ngjarja. Olsi tregoi se shkak i kësaj ngjarje ishte bërë mangalli që kishin ndezur në dhomë për t’u ngrohur i cili shkaktoi helmimin e çiftit. I riu ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria live”, ku me lot në sy tregoi se nuk fle dot në dhomën e gjumit që pas ndarjes.
“Atë e kam dashur shumë, shumë! Përkohësisht do qëndroj në Shqipëri, pastaj të shikoj. Asnjë natë nuk kam fjetur tek dhoma e gjumit që nga ajo natë, nuk më bën zemra. Unazën e Rezartës e mbaj gjithmonë me vete”, u shpreh Olsi dhe tregoi se me mamanë e Rezartës ka folur natën e ndërrimit të viteve.
“Komunikimi ishte normal. E mora për ta uruar. Më foli tamam, e urova, më uroi”, tregoi Olsi.