CoVid-19

Ornela që na bën KRENARË! Infermierja shqiptare del në faqen e parë të gazetës italiane, krah tre të tjerave në luftë me Covid-19

Një nga infermieret shqiptare është në faqen e parë të medias italiane “La Repubblica”. Bëhet fjalë për Ornelën, e cila është vendosur në mesin e katër grave nga e gjithë bota që po luftojnë me koronavirusin.

Tre të tjerat janë nga Italia, Afrika dhe Kolumbia. “Në faqe të parë, katër gra me kombësi të ndryshme që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19 në spitalin e Cremona-s. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea dhe Ornela dhe Iolanda dhe Chiara,”- shkruhet në faqen e parë të “La Repubblica.

Tre ditë më parë, u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj ndërsa kryeministri Conte nuk ngurroi që të falënderonte homologun, Edi Rama.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top