Një numër i madh nxënësish të gjimnazit “Janaq Kilica” Fier përfunduan në spital ditën e sotme për shkak të një hel mimi të ndodhur në ambientet e shkollës.
Teksa ende nuk është përcaktuar shkaku i he lmimit, rikujtojmë se ky është rasti i dytë që ndodh në këtë gjimnaz brenda pak ditësh.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Besa Shahini e cila është shprehur me siguri se pas rastit të përsëritur dy herë, nuk përsëritet më.
KSSH (Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë) kërkoi ditën e sotme dorëheqjen e ministres Shahini dhe bëri kërkesë prokurorisë të nisë hetimet, si një ngjarje të përsëritur.
Ndër të tjera ajo tha:
Do marrim masa që mos të përsëritet më. Është e papranueshme. Shkolla do të marrë masa ndaj nxënësve, për më tepër do flasë policia.