Rozë

Performancë në ajër, Arilena zbulon si do shfaqet në Eurovision

Arilena Ara do të këndojë në maj në skenën gjigante të “Eurovision” ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Shaj”. Këtë këngë Arilena do ta sjellë në versionin anglisht, që siç tregon ka tjetër emocion.

Në një intervistës për emisionin “Vizioni i pasdites”, Arilena tregoi se ndodhet aktualisht në Los Angeles për të punuar për albumin e parë, për të përpunuar versionin anglisht të këngës dhe zbuloi pak nga performanca.

“Në Los Angelos udhëtuam për të punuar për albumin tim të parë në anglisht, por pas fitores surprizë më duhet të punoja me ripërpunimin e këngës. Kënga do dalë shumë shpejt dhe ka një frymë shumë të ndryshme, shumë më e bukur nga Shaj. Mezi po pres ta ndaj me ju sepse është një ndjesi tjetër, një fuqi tjetër, emocion tjetër”, u shpreh Arilena.

Në Eurovision këngëtaren do e shohim të performojë në ajër. “Nuk dua të flas shumë por do them vetëm një gjë, do jem edhe në ajër edhe në tokë, kaq!”, ka treguar Arilena.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top