Lajme

Qeveria greke shpërblen me qindra euro qytetarët e papunë, qeveria Rama ju tregon ‘gjobat’

Qeveria Greke ka njoftuar sot se do dhurojë 2 miliardë euro për të zbutur efektin e epidemisë së koronavirusit në ekonominë e vendit, duke premtuar 1 miliard euro për bizneset dhe punëtorët, si pjesë e një pakete totale prej 3.8 miliardë eurosh që përfshin 1.8 miliardë fonde të marra nga Bashkimi Evropian.

Masat e reja të marra nga qeveria greke janë:

1. Pezullohet deri më 31 korrik pagesa e tatimeve dhe kontributeve për bizneset që goditen fuqishëm. përllogariten rreth 200.000 biznese me rreth 600.000 punonjës. 2. Financim i bizneseve për të përballuar rënien e xhiros dhe koston e pagave e shpenzimeve të tjera, me vlerë përafërsisht 1 miliard euro. 3. Punonjësit që u pezullohet përkohësisht kontrata e punës, do të marrin në fillim të prillit një dëmshpërblim prej 800 eurosh, ndërsa shteti do të përballojë kontributet për siguracion dhe shëndetësi. paralelisht, pezullohen për 4 muaj detyrimet tatimore të muajit mars. përlloogaritet se nga kjo masë përfitojnë 500.000 punonjës dhe kostoja për marsin dhe prillin është rreth 450 milionë euro.

4. Për të vetëpunësuarit, firmat me një ortak etj., pezullohen gjithë detyrimet tatimore për 4 muaj. 5. Një shumë tjetër prej 1,8 miliardë euro do të shfrytëzohet menjëherë nga fondi special europian për aksione në shërbim të forcimit të likuiditeteve, punësimit dhe të ardhurave të punonjësve. 6. Ulet nga 24% në 6% deri në fund të vitit TVSH-ja për maskat, dorezat, antiseptikët, shamitë e lagura, sapunin dhe përgjithësisht produktet e higjenës dhe profilaksisë, njëlloj edhe për alkoolin etilik që do të përdoret nga bizneset për prodhimin e antiseptikëve. 7. Bizneset që mbyllen do të paguajnë 60% të qirasë për muajt mars dhe prill për mjediset profesionale. Njëlloj edhe për banesën e parë të punonjësve. Paralelisht pezullohen për 4 muaj detyrimet tatimore dhe këstet që janë vënë me marrëveshje.

8. Mbetet regjimi aktual i ENFIA-s dhe vlera e re objektive do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. 9. Shteti do të avancojë pa shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve që ka ndaj biznesit privat dhe personave fizikë. Vihet në dukje se që nga 25.02.2020 janë rimbursuar 218 milionë euro. 10. Lehtësimet nga ana e bankave dhe ndërhyrjet përkatëse për biznesin të zbatohen edhe për personat fizikë dhe të gjenden instrumente financiarë për forcimin e likiuiditeteve për biznesin.

Një pasqyrë e situatës në Shqipëri:

Masat e ndërmarra nga qeveria greke sot janë bërë publike në të gjitha mediat vendase por kanë bërë jehonë e në mediat e huaja.

Qeveria shqiptare dhe Kyreministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar se ‘do ndihmojë’ qytetarët përmes shtyrjes së kësteve të kredisë deri në tre muaj por në fund do paguhen tre muaj në një faturë të vetme, një shumë e majme për xhepat e shqiptarëve.

Po ashtu ka vendosur një mori gjobash për ata që thyejnë vendimet e qeverisë lidhur me masat e ndërmarra për ndalimin e përhapjes së virusit në vend.

Por Kryeminitri Rama, s’ka folur konkretisht për masat që qeveria do të ndërmarrë për mbështetjen ekonomike të njerëzve në nevojë dhe nuk është publikuar deri më tani asnjë shifër akorduar nga buxheti në ndihmë të njerëzve në nevojë apo edhe të personave e bizneseve që kanë pezulluar punën e tyre për shkak të situatës së krijuar.

Nuk kanë munguar kritikat nga mjekë e specialist për mungesë të tamponëve, maskave dhe mjeteve të tjera për të ruajtur kushte higjeno sanitare në Shqipëri.

Po ashtu në dyshim është vënë edhe aftësia e shtetit për të menaxhuar në rast rreziku një fluks të mundshëm të personave të infektuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top