Ushqime

Receta e qofteve me te mira qe mund te keni ngrene ndonjehere : Pergatiten per 20 minuta jo me teper

Kjo është receta më e vjetër e përgatitjes së qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë. Duhen vetëm 20 minuta për t’i gatuar. Përbërësit: 60 gr thërrime buke 60 ml qumësht 600 gr mish i girë viçi 1 vezë 30 gr djathë kaçkavall Pak arrëmyshk1 lugë gjelle majdanoz 1 lugë gjelle nenexhik Vaj Kripë Piperi zi.

Përgatitja: Shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar sëbashku me qumështin dhe lërini për 10 minuta, derisa buka të përthithë gjithë qumështin. Më pas shtoni në të mishin e viçit.

Hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmyshkun, majdanozin dhe nenexhikun e copëtuar. Spërkatini me pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit që të përftoni një masë homogjene.

Më pas merrni nga masa e përgatitur dhe formoni qoftet në formën që dëshironi. Vendosni një tigan me vaj dhe renditni qoftet në të.

Skuqini për disa minuta nga të dyja anët.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top