CoVid-19

Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi

Turqia ishte një nga shtetet në të cilat rasti i parë me koronavirus u konfirmua më vonë se në shumicën e vendeve e tjera të rajonit, apo të Europës.

Megjithatë, Covid-19 po përhapet me shpejtësi edhe në shtetin turk, ku gjatë 24 orëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave.

Raportohet se sot kanë humbur jetën 37 persona nga koronavirusi në Turqi, ndërsa dje u shënuan 23 vdekje.

Sipas shifrave zyrtare, numri total i viktimave ka shkuar në 168.

Një tjetër e dhënë shqetësuese është rritja e rasteve të reja, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivisht me koronavirus 1610 persona.

Numri total i rasteve aktive me Covid-19 në Turqi ka shkuar në 10,554.

Ndërkohë, 105 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërsa 568 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu, janë kryer 11,535 teste në 24 orët e fundit, ndërsa numri total i testeve të kryera në Turqi deri më tani ka qenë 76,981.

Burimi: Anadolu Agency|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top