Ushqime

Sallatë me makarona, mollë dhe djathë

Sallata me makarona, mollë dhe djathë është ajo çfarë iu duhet përgjatë darkës.

Koha e përgatitjes – 20 minuta: Përbërësit 4-6 persona (për një darkë me miqtë pasi konsumohet e ftohtë):

  • 450 g makarona flutur ose ato që ju ndodhen, mjaft që të jenë të shkurtra
  • 2 mollë jeshile dhe 1 mollë e kuqe, të qëruara, të prera në kubikë dhe të lyera me lëng limoni që të mos nxihen 70 g boronica të kuqe të thara ose qershi të thara
  • 250 g djathë i bardhë i thërrmuar
  • 2 qepë të kuqe të prera në kubikë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë lëng limoni
  • pak majdanoz

Për salcën vinaigrette: përziejmë me pirun 3 lugë lëng limoni, 3 lugë vaj ulliri dhe kripë e piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

  1. Në një tenxhere me ujë të valuar e me kripë, hedhim makaronat e i lëmë të ziejnë. Më pas i kullojmë, i përziejmë me salcën vinaigrette dhe i lëmë të ftohen.
  2. Në një tigan që e kemi vendosur në temperature mesatare, skuqim qepën me 2 lugë vaj ulliri, shtojmë më pas 1 lugë lëng limoni, e spërkasim me kripë dhe e lëmë të ftohet.
  3. Në një tas të madh, përziejmë: makaronat me djathin, mollët, qepën, boronicat dhe pak majdanoz. E shërbejmë menjëherë ose e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer, deri në momentin që do ta konsumojmë.
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top