Lajme

Shërohet foshnja që u infektua me koronavirus nga nëna disa minuta pas lindjes

Një beb i porsalindur në Londër, që ishte personi më i ri i infektuar me koronavirus është më në fund jashtë rrezikut për jetën dhe po e merr veten. Nëna e foshnjës u dërgua me urgjencë në spital disa ditë më parë pasi dyshohej për pneumoni por pas lindjes u zbulua se ajo ishte poztive për koronavirus.

Foshnja dhe nëna morën kujdes shëndetësor në spitale të ndryshme, fëmija tek North Middlesex ndërsa e ëma në një spital të specializuar për infeksione.

“The sun” bën të ditur se tani foshnja është duke u shëruar dhe është mirë me shëndet.

Ekspertët e shëndetit sygjerojnë se foshnjat e shëndetshme nuk duhet në ndahen nga nënat e infektuara dhe se ato mund të ushqehen edhe më qumësht gjiri. Gjithashtu ekspertët kanë treguar se gratë shtatzëna dhe foshnjat janë më pak të rrezikuarit nga koronavirusi dhe kanë më shumë shanse që ta kalojnë infeksionin me simptoma të lehta.

Burimi: Dailymail

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top