Leximi

Shkëlqeni pasqyrat dhe mobiljet e shtëpisë vetëm me këtë përbërës

Çaji është një përbërës jashtëzakonisht i përdorur nga njerëzit. Por, përftimet e tij të mahnitshme shkojnë përtej përdorimit si një pije e shëndetshme. Ai është një ilaç natyral shumë efektiv dhe për më tepër një pastrues tepër i fuqishëm. Atë mund ta përdorni për të shkëlqyer tapetin, mobiljet apo pasqyrat e shtëpisë tuaj. I bën të duken si të reja.

1. Tapet i pastër: Vendosi disa bustina ose në një enë me ujë. Ziejini për 15-20 minuta ose edhe për 1 orë. Më pas largojini nga zjarri dhe përdoreni çajin për të pastruar tapetin.

2. Mobilje si të reja: Fshini mobiljet dhe sipërfaqet e drurit me një copë të pastër të zhytur në çaj të ftohtë. Përdorni çaj të gjelbër ose të bardhë në mobiljet me dru ngjyrë të hapur dhe çaj të zi te ato me ngjyrë të errët.

3. Pasqyra të pastra: Bëjini pasqyrat tuaja të shkëlqejnë vetëm duke përdorur çaj të ftohtë në vend të detergjentëve. Ai heq të gjitha papastërtitë dhe grimcat e yndyrnave të pasqyrave. Në fund përdorni edhe një copë gazete për ta pastruar plotësisht.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top