Lajme

Situata me Koronavirusin, flet ministrja: 42 të testuar, asnjë i prekur nga virusi në vend

Task-Forca e ngritur ndaj koronavirusit zhvilloi një mbledhje këtë të mërkurë, ku u diskutua mbi situatën e deritanishme në vendin tonë. E pranishme në takim ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo bëri të ditur se në Shqipëri nuk ka asnjë rast me COVID-19 edhe pse në disa shtete fqinje kemi shtim të rasteve. Ministrja theksoi se deri më tani janë realizuar gjithsej 42 testime për raste të dyshuara me koronavirusin e ri dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

“Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri edhe pse në vende si Italia kemi konfirmime se ka raste të reja. Puna vijon me intensitet për të forcuar testimet për rastet e mundshme. Deri më tani janë realizuar 42 testime, të cilat kanë rezultuar negative. Ditën e djeshme janë testuar 6 raste të dyshuara për të mundshme që kanë dalë negative”, u shpreh ministrja.

Manastirliu përshëndeti punën e mjekëve në pikat kufitare. Një ndër masat e marra sipas saj është skedimi i personave që do të bëjë më të lehtë gjurmimin e tyre në rast vetëkarantinimi.

“Dua të mbështes strukturën tonë në terren me mjekët në pikat kufitare në vend ku po bëhet një punë për kontrollin dhe masat që duhen marrë për të pasur edhe për të plotësuar skedat që më pas të kemi një gjurmim të personave që duhet të vetëkarantinohen”, tha Manastirliu.

Burimi: tvklan.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top