CoVid-19

Situatë e rëndë në Itali: 765 viktima në 24 orët e fundit

Në Itali situata me koronavirusin vazhdon të jetë e rëndë. Raportohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 756 vdekje, duke e çuar kështu numrin total të viktimave nga koronavirusi në 10,779.

Numri i të infektuarve ka shkuar në total në 97,689 raste.

Italia ka numrin më të lartë të viktimave në gjithë globin.

Kujtojmë që drejt Italisë u nis dje një grup prej 30 mjekësh shqiptarë që do të ndihmojnë në luftën kundër Koronavirusit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top