Sport

TALENTI I RI SHQIPTARË QË LUAN TEK TREPÇA ’89

Specialistët e kanë cilësuar si një futbollist me cilësi të larta teknike dhe i cili pritet në të ardhmen të shkëlqejë në futbollin evropian.

Është ky 22 vjeçari, Milot Kamberi, pjesë e Përfaqësueses të Kosovës, i cili po vazhdon suksesin dhe aventuren e nisur tek KF TREPÇA ’89, që së shpejti pritet të vijon të formohet në akademinë e klubit të madh francez, Paris Saint-Germain.

Skuadra e PSG-së, beson shumë në talentin e djaloshit të ri dhe ka investuar në formimin e tij, duke e cilësuar si një aset të rëndësishëm për të ardhmen.

Kurse, Miloti shpreson që një ditë do të jetë pjesë e ekipit të parë të PSG-së, ku luan edhe idhulli i tij, Kylian Mbappe.

22 vjeçari, është ndjekur nga pranë edhe nga futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Edvin Murati, i cili po ashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germain.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top