Lajme

Tërhoqi zvarrë të moshuarin për tre kokrra limonë, tregtari në Tiranë e pëson

Së fundmi u bë virale në rrjet një video e filmuar në Pazarin e Ri në Tiranë që tregonte një tregtar i cili tërhiqte zvarrë një të moshuar. Tregtari mendonte se i moshuar nuk i kishte paguar 3 kokrra limonë që kushtonin 200 lekë.

Kritikat ishin të shumta për këtë gjest të tregtarit, në një kohë kur duhet të kemi kujdes maksimal për të moshuarit.

Ky veprim i ka kushtuar shtrenjtë tregtarit pasi atij i është hequr leja nga Policia Bashkiake për të vazhduar tregtinë. Ai nuk do lejohet të shesë më fruta-perime, bën të ditur News 24.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top