CoVid-19

Tmerr në Francë/ Shënohet dita më vdekjeprurëse e koronavirusit, 418 viktima gjatë orëve të fundit

Franca ka shënuar sot ditën më vdekjeprurëse nga koronavirusi, që pas shpërthimit të pandemisë në këtë shtet.

Autoritetet franceze kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 418 persona, duke e çuar numrin total të viktimave, 3024.

Këtë të hënë janë shënuar 126 viktima më shumë se dje. Të dielën humbën jetën 292 persona.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar e viktimat, ka shkuar në 44.550.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i rasteve të reja me korovirus. Këtë të hënë janë konfirmuar 4376 raste të reja, ndërsa dje u testuan pozitivisht me Covid-19 2599 persona.

Ndërkohë numri total i rasteve aktive me Covid-19 ka shkuar në 33,599.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 7927 persona janë shëruar plotësisht nga Covid-19, ndërkohë që 5056 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Burimi: Worldometers

Sot, 30 mars:

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top