Lajme

Trump do dhurojë mijëra dollarë çdo personi si ndihma për CoVid-19

Administrata e Presidentit Trump po planifikon të ndërmarrë disa hapa për ti ndihmuar bizneseve dhe qytetarëve amerikan, ky plan mund të kap shifrën prej 1.2 trilion dollarësh amerikan. Krahas kësaj po konsiderohet që të shpërndahen “stimulus checks” çeqe me vlerë 1000$ ku secili qytetar do ti mund ti shpenzojë në këto kohëra krizash që po kaplojnë ShBA-të dhe mbarë botën.

“Amerikanët kanë nevojë për para tani, dhe presidenti dëshiron ti shpërndajë paratë tani. Dhe po e theksojë tani, në dy javët e ardhshme” – tha Mnuchin të Martën në një konferencë në shtëpinë e bardhë ku afër tij ishte edhe Presidenti Donald Trump.

“Është një shifër e madhe” tha Mnuchin drejtuar gazetarëve më vonë në Capitol Hill. “Kjo është një situatë shumë e madhe në ekonomi, ne e kemi bërë propozimin në tavolinë i cili do ti injektonte 1 trilion $ në ekonomi”.

Shpërndarja e çeqeve do të ishte pjesë e planit të simulimit të Mnuchin, për të cilin ai po negocion me Kongresin amerikan. Administrata ende nuk ka bërë një vendim të prerë për shumën se sa duhet të ju jipen secilit amerikan, por kanë dëshirë që çeqet të kalojnë shumën e 1000$./GazetaKorrekte/

Burimi : WSJ, Bloomberg

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top