Leximi

U diagnostikua me kan cer, dokumenton në YouTube rënien e flokëve dhe eksperiencën e trishtë

Në shkurt Vlogerja bukuroshe koreano jugore, Dawn Lee u diagnostifikua me limfoma, një lloj kan ceri në gjak.
Ajo vendosi të ndajë eksperiencën e saj të kimioterapisë në YouTube dhe videoja u pa nga miliona njerëz.

Vlogerja ka mbi 600 mijë followers.

Ajo ka thënë se fillimisht ka menduar të vendosë paruke pasi nuk donte që ta shikonin siç ishte. Por më pas mendoi se nuk ishte turp të ishte e sëmurë dhe se nuk kishte pse të fshihej.

Në video është dhe momenti kur i bien flokët dhe i gjithë jastëku mbushet me flokë.

Ajo tregon:
Qava shumë dje. Nuk mund të qaj më sot. Flokët rriten sërish. Pashë që shumë njerëz u inkurajuan nga historia ime dhe kjo më gëzoi shumë. Të shikosh njerëz që janë në situatën tënde të bën të ndihesh mirë.” Videoja ku 29 vjeçarja qeth flokët tullac është parë mbi 3.9 milionë herë.

Ajo thotë se nuk priste që aq shumë njerëz ta shikonin.

Më pas i tregon të dashurit të saj flokët e qethur. Në video i dashuri i thotë të mos qajë, për ndryshe nuk i jepte kapelen të cilën ia kishte blerë si dhuratë.

Vlogerja bukuroshe tregon se një eksperiencë e tillë e ndihmoi shumë të kontrollojë mendjen.

Ajo shton se nëse je e fortë, mund ta përballosh.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top