Lajme

U shënua edicioni i 5-të i Ditës Ndërkombëtare të vajzave në TIK!

Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK
Me moton “Expand Horizons, Change Attitudes” u mbajt edicioni i 5-te i konferencës “Vajzat në TIK” me datën 26 Prill, në kampusin e RIT Kosovë (A.U.K). Qindra vajza dhe gra nga Kosova i’u bashkuan kësaj lëvizje globale për barazi gjinore, e cila ka për qëllim të inkurajojë dhe fuqizojë gratë të konsiderojnë studimet dhe karrierën në fushën me rritje të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

“Në rrugëtimin e shumë projekteve tona që synojnë të fuqizojnë sektorin e Teknologjisë në Kosovë jemi duke shënuar edicionin e pestë. Një statistikë e rëndësishme këtë vit është se në vitin e parë kemi pasur vetëm 87 vajza të regjistruara ndërsa sot kemi më shumë se 800. Kjo konferencë ka për qëllim ngritjen dhe frymëzimin e vajzave në këtë fushë”, ka thënë Abetare Gojani, Drejtoreshë e Programit në Ipko Foundation.

Ylberina Morina Mala, Drejtoreshë në RIT Kosovë (A.U.K) Training and Development Institute theksoi se kjo konferencë filloi të organizohet nga viti 2015 si komponentë e pojektit Females in IT. “RIT Kosovo (A.U.K) TDI ka regjustruar mbi 300 vajza në projekte të ndryshme dhe ka punësuar më shumë se 70 vajza në punë të përhershme. Ne jemi të përkushtuar t’iu avancojmë juve vajza në punë ta ndryshme në TIK. Ne do të mbështesim mbi 1000 student në TIK ku përparësi iu jepet vajzave dhe grave”, ka thënë ajo.

Ministri I Zhvillimit Ekonomik, Z.Valdrin Lluka, tha “Ne kemi filluar me projekte në shkolla që t’iu forcojmë qendra rekreative që nxënësit të trajnohen me çdo gjë që ka të bëjë me TIK-un. Vitin e kaluar kanë fituar 70 shkolla ndërsa këtë vit do të zgjerohemi në 20 shkolla. Po ashtu jemi duke punuar me një kompani që ti trajnojë edhe mësuesit”

Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ka thënë se përfshirja e grave në TIK është mënyrë e mirë që të forcohet roli i gruas. Ajo theksoi se me intervenimet e USAID janë krijuar rreth 644 vende pune ne Kosove.

Menaxherja e projektit UN WOMEN, Linda Sanaja, ka thënë se kjo ditë është rast i mirë të ndryshoj pabarazitë në këtë sektor. “Gjithnjë e më shumë kërkohen kuadro të aftësuara në këtë fushë. Teknologjia mund të shihet si fushë premtuese në punësim. Përmes teknologjisë barazia gjinore mund të rritet në të ardhmen që dy gjinitë të japin kontribut në këtë sektor. Sot gratë përbëjnë vetëm 1/4 në sektorin e TIK-ut”, shtoi ajo.

Për të inspiruar vajzat për mundësitë në këtë fushe, këtë vitë të ftuar në konferencë ishin folëset: Drena Kusari Berisha Kosovarja e parë që kishtë përfunduar studimet në Harvard Business School, dhe Avery Bang nga Organizata Joqeveritare “Bridges to Prosperity”. Ato shpalosën me pjesëmarrëset rrugëtimin e tyre drejt suksesit duke iu treguar se me punë mund të arrijnë të gjitha ëndrrat e tyre.

Aktiviteti tjetër, i ftoi vajzat të bashkangjiten në punëtoritë që ishin organizuar për to. “Building Bridges” ishte punëtoria e parë ku vajzat patën mundësi të ndërtojnë ura me mjete të ndryshme. “Penetration Testing”, Punëtoria e dytë u realizua në autobus duke testuar sigurinë e sistemeve wireless gjatë shëtitjes në qytetin e Prishtinës, dhe Hands on Hacking ishte punëtoria e fundit ku pjesëmarrëset patën mundësinë të mësojnë teknikat për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe të shohin si realizohen sulmet të tilla në botën reale.

Njëra nga pjesët më të rëndësishme ishte panairi i punës i cili mblodhi rreth 20 kompani nga fusha e TIK-ut e cilat iu dhanë mundësinë vajzave për të prezantuar CV-të e tyre. Poashtu, 20 pjesëmarrëse do të zgjidhen nga A.U.K TDI për të ju ofruar trajnime falas dhe fuqizuar ato në këtë drejtim. Fituesit do të shpallen të Marten me datën 3 Maj.

Girls in ICT 2019 është implementuar nga IPKO Foundation, RIT Kosova (A.U.K) TDI, KUSA, dhe mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, USAID Empower Private Sector dhe UN Women.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top