CoVid-19

U shërua nga koronavirusi, 85-vjeçarja del nga spitali me duartrokitjet e mjekëve

Një e moshuar 85-vjeçare britanike e cila u shërua nga koronavirusi u përcoll me duartrokitje nga mjekët e spitalit ku ishte trajtuar në Kolumbi.

E moshuara kishte ardhur në spital në gjendje të rëndë nga një udhëtim i gjatë.

Dje, pasi djali i saj falënderoi stafin e spitalit, personeli mjekësor u rreshtuan dhe filluan të duartrokisnin dhe brohorisnin për të moshuarën.

85-vjeçarja shihet duke i kthyer duartrokitjet teksa përqafon edhe një infermiere qëi ka shërbyer.

Numri i të infektuarëve në Britaninë e madhe po rritet ndjeshëm. Qeveria ka marrë masa të forta, por ndërgjegjësimi është jo në nivelet e duhura.

Ndërsa në Kolumbi situata paraqitet më e qetë, duke numëruar në total vetëm 906 raste.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top