Lajme

Vaksina për coronavirusin e prodhuar në Kanada, tani në testim!

Përderisa gjithë bota po luf ton mënyra të ndryshme si sa ta mundin virusin i cili po përhapet me ritëm të shpejtë, lajme të mira vijnë nga Kanada.

Zyrtarishtë në Kanada, në Universitetin e Saskatchewan kanë filluar testimet për vaksinën që kanë arritur ta krijojnë. Testimet kanë filluar pas marrjes së lejës nga ana e departamentit përkatës.

Këto testime janë duke u kryer në kafshë dhe studiuesit janë duke provuar që ta gjejnë se në cilin lloj të kafshëve virusi ka ngjajshmërinë më të madhe ose efektet njësojë me ato që ka te njeriu.

Studimet për vaksinën kanë filluar që nga muaji Janar i këtij viti dhe si duket tani ata janë në finalizimin e vaksinës të cilën kanë filluar ta testojnë, por në këtë moment, zyrtarët përgjegjës nuk kanë mundur të japin një kohë se kur vaksina mund të jetë e gatshme për prodhim dhe përdorim në njerëz.

Sipas Volker Gerdts, CEO i VIDO-InterVac, studiuesit janë bazuar në virusin paraprak SARS, kështu duke ua lehtësuar punën në krijimin e një vaksine efikase. Ai beson se kjo vaksinë do të ketë sukses.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top