Lajme

12 orë lu.ftë por sëmundja mposht efektivin, fjalët prekëse të kolegëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku raportohet se një efektiv i policisë Rrugore në Tiranë ka ndë.rruar jetë në një moshë shumë të re.

Mariglen Mestani ishte vetëm 27 vjeç dhe u nda shumë herët nga kjo jetë nga meningjiti akut.

Ai l.uftoi fortë me vd..ekjen për 12 orë derisa fatkeqësisht e mposhti.

Marigleni nuk ia doli dot, pasi u shua nga temperatura e lartë pas një infeksioni bakterial.

I riu punonte prej 6 vitesh si efektiv i Rrugores në Tiranë dhe kjo ngjarje e rëndë ka pikëlluar kolegët e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai ka reaguar me anë të një postimi, ku i ka shkruar disa rreshta për të riun.

Mullai shkruan:

Mariglen Mestani, u prehsh në paqe! 12 orë lu.ftove me vd..ekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here l.uftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ia dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty. 6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin. E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vr./astar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë. Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Mariglen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vd..ekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera. E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën. Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lamtumirë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top