CoVid-19

Shënohet viktima e nëntë nga koronavirusi në Shqipëri, humb jetën 52-vjeçarja nga Vlora

Ka shkuar në nëntë numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Fatkeqësisht, mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një grua 52-vjeçare nga Vlora, e cila ishte infektuar me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Viktima ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin Infektiv, në QSUT, ndërsa raportohet se ajo vuante dhe nga hipertensioni.

Gjendja e saj ishte përkeqësuar gjatë dy ditëve të fundit, ku po trajtohej në terapi intensive.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ajo nuk mundi dot t’ja dilte mbanë.

Kujtojmë këtu që numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 186 këtë të premte.

Njoftimi i ministrisë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 52-vjeçare, viktima e 9 me COVID-19 në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.

52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top