Lajme

‘Ekspl oziv drejtoreshës së patentave në Shkodër’, polici: Jam urdhëruar mos të hap gojë

Një qytetar ka shkruar mbrëmjen e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania. Sipas asaj që tregon ai në mesazhin që ka nisur një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës.

Ky qytetar thotë se në mëngjes i është vendosur ekspl oziv makinës së drejtoreshës së patentave e targave në Shkodër, Egla Mirashi.

Mes rreshtash në mesazhin e tij qytetari tregon se kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë me urdhër të deputetit,Luan Harusha dhe Drejtorit të Pergjithshëm, Blendi Gonxhe.

Po ashtu ai thotë se vetë është polic edhe është urdhëruar mos të hapë gojë. Në përfudim të mesazhit të tij thotë se është bërë të largohesh sa më parë nga Shqipëria pasi është bërë një vend i pajetueshëm.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ Dua te denoncoj nje rast flagrant ne policin e Leshit ne shkoder! Sot ne mengjes ne fshatin shtoj asht vendosur exploziv makines te drejtoreshes se patentave e targave ne shkoder zj Egla Mirashi dhe gjithcka asht mlue nga policia e shkodres me urdhen te deputetit te ps Luan Arusha dhe drejtorit te pergjithshem Blendi gongje qe mos te tregohet realiti palermian qe po kalojm ne ne shkoder , un vet jam polic zone dhe me asht urdhenue mos me hap goj nderkoh gjith malsort e zones aty e kan ndi dhe kerkojn sqarim jena ma zi se ne koh te enverit do largohem nga ky vend sa me pare se asht ba i pa jetushem.Verifikohet lehtesisht se makina asht transportu ne servisin e dardanit te (ura thive).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top