Lajme

Po punohet për të hapur 6 qendra pritëse, në Shqipëri mund të qëndrojnë 30 mijë refugjatë sirianë

Europa po përballet me një krizë refugjatësh nga Siria. Vendi ynë është duke u bërë gati në rast se do të përballet me një valë refugjatësh që vijnë nga Siria.

Sipas ‘tch’ katër institucioni shqiptare janë duke punuar që të bëhen gati 6 qendra pritëse. Këto qendra mund të vendosen në jug të Shqipërisë, afër kufirit me shtetin helen, por të tilla mund të ketë edhe në Lezhë dhe Elbasan.

E ditur bëhet se është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 30 mijë refugjatë.

Kujtojmë këtu se ka nisur të diskutohet që në vitin 2015 fakti që Shqipëria një ditë do duhej të pranonte një valë refugjatësh nga Siria.

Kriza e refugjatëve është bërë prezente më shumë se kurrë, pasi disa ditë më parë shteti turk hapi dyert për të lejuar rrugëtimin e refugjatet siriane drejt vendeve të BE-së.

Greqia dhe Bullgaria pas kësaj deklaruar se forcat në kufi ishin shtuar. Madje ju raportuar se rojet bregdetare greke kishin qëlluar mbi refugjatët sirianë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top