Lajme

‘Futja ndonjë botoks se je plakur’, Arbana nuk ia lë mangët përgjigjen ndjekëses

Nga 18 janari Arbana Osmani do të rikthehet në ekranin e Top Channel me emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”. Me anë të një postimi në Instagram, Arbana është shprehur se mezi po pret të rikthehet dhe ka pozuar e buzëqeshur në studion e emisionit.

Mirëpo përpos komenteve komplimentuese, Arbana ka marrë edhe një koment sipas të cilit moderatorja duhet të bëjë botoks.

“Je plakur shumë, futja ndonjë botox”, i komenton ndjekësja ndërsa Arbana ia kthen gjithë sportivitet: “Jo mi, mirë jam, thjeshtë s’kam vënë filtrat e bukurisë së përjetshme”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top