Lajme

Qielli i gjithë i kuq, një fluturim surreal mbi Australinë e përflakur nga zjarret

Një video befasuese, ku qielli duket totalisht i kuq! Nuk bëhet fjalë për një efekt magjik dritash, por për të kuqen e krijuar nga flakët e zjarrit, të cilat prej javësh kanë përfshirë Australinë.

Pamjet janë filmuar nga një fluturim i realizuar nga ‘Royal Australian Air Force’, i cili tregon punën e pilotëve të ekipeve të shuarjes së zjarrit.

Në një postim në Twitter të “Air Commander” thuhet:

Njerëzit tanë janë shumë të kualifikuar dhe profesionistë, por jo gjithmonë arrijnë që ta realizojnë misionin qysh në tentativën e parë. Kjo video tregon tymin e rëndë të shkaktuar nga zjarret të cilat penguan disa nga fluturimet tona të C27J dhe C130J, që të arrijnë në Mallacoota dhe Merimbula”.

Juglindja e Australisë është shka.tërruar nga zjarret të cilët kanë dalë nga kontrolli, ku deri më tani së paku 26 persona janë shuar.

Qielli i gjithë i kuq, një fluturim surreal mbi Australinë e përflakur nga zjarret on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top