Pjesa e parë ishte në duart Romës, por në të dytën gjërat ndryshuan, pasi skuadra vendase e mori kontrollin e lojës, duke i bërë presion më shumë romakëve.
Roma ka zhgënjyer në javën e 37-të në Serie A duke barazuar pa gola me Sassuolon, e që e ka vënë në rrezik edhe kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Romakët e filluan ndeshjen mirë, duke krijuar disa shanse për gol, por Sassuolo ishte një arrë e fortë për ta.
Pjesa e parë ishte në duart Romës, por në të dytën gjërat ndryshuan, pasi skuadra vendase e mori kontrollin e lojës, duke i bërë presion më shumë romakëve.
Sassuolo kishte më shumë posedimin e topit në pjesën e dytë, duke krijuar edhe mbi nëntë raste për gol, nga të cilat tri përfunduan në kornizën e portës.
Pas xhiros së 37-të, Roma gjendet në vendin e pestë me 63 pikë, ndërsa në javën e fundit do të përballet me Parmën, e që do të jetë tejet e vështirë për t’u futur në Ligën e Kampionëve, pasi ka konkurrencë nga Atalanta dhe Milani.
Fati i romakëve pritet të vendoset nesër (e diel), pasi Rossonerët do të përballen me Frosinonen, ndërsa Atalanta do të udhëtojë te Juventusi.