Ushqime

Ylli Merja : Kete rradhe doktori popullor na prezanton receten e cila forcon rrenjet e flokeve

Si çdo proces tjetër në organizëm edhe rritja e flokëve varet nga një mekanizëm në zinxhir. Nëse ç’ekuilibrohen këto mekanizma, atëherë flokët fillojnë të bien me shumicë dhe nuk dalin të reja. Ka shumë faktorë që ndikojnë në prishjen e këtij mekanizmi të krijimit të flokëve të reja.

Mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme e nëse keni mbajtur ndonjëherë dietë, ose nëse ka qëlluar një periudhë që keni qëndruar shumë kohë pa ngrënë, apo nuk i keni konsumuar të gjitha vaktet, flokët fillojnë të dobësohen.

Pra, nuk kanë më fortësinë, elasticitetin dhe trashësinë e duhur, ndërkohë që fillojnë të bien sidomos në pjesën e sipërme të kokës me shumicë. Çrregullimet hormonale janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në rënien e flokëve, veçanërisht problemet me gjëndrat tiroide.

Gjatë pub.erte, tit, shta, tzë,nisë apo në men.opa.uzë që ka çrregullime hor.mo.nale të mëdha, ka rënie të flokëve, por pasi kalojnë këto periudha flokët fillojnë rritjen normale. Në shumicën e rasteve në këto periudha nuk ka nevojë për mjekime për ti rikthyer flokët në normalitet.

Në raste shumë të rralla që rënia e flokëve është në të gjithë sipërfaqen e kokës, atëherë mund të jetë çrregullim hormonal, ose problem gjenetik, ku duhen kontrolluar të gjitha vitaminat, mineralet dhe hor.moznet në organizëm. Infeksionet ose sëmundjet e lëkurës shkaktojnë rënie të flokëve, gjithashtu, por vetëm në vende të lokalizuara.

Ky është një problem që kurohet lehtësisht, madje edhe në kushte shtëpie. Sëm.un.djet e lëkurës si ekzema apo psoriasis ndikojnë në rënien e flokëve, gjithashtu, sepse shkaktojnë ir.riti.me në lëkurë.

Për këto lloj sëm.und.jesh nuk ka kurë por mund të përdorni kremra zbutës që të mbajnë nën kontroll lëkurën e kokës dhe kështu nuk do të ndikohet rritja e flokëve. St.resi çrregullon shumë mekanizma në organizëm, dhe një prej tyre është edhe procesi i rritjes së flokëve.

Gjëja më e mirë në këtë rast për të arritur një balancë në gjithë organizmin do të ishte të mundoheni të ulni nivelin e st.resit duke mos konsumuar kafe, apo produkte me kafeinë, duke bërë një shëtitje në ajër të pastër si dhe mund të konsumoni çaj me kamomil dhe rozmarinë.

Në këtë situatë nuk keni nevojë të përdorni asnjë lloj mjekimi për rënien e flokëve, pasi shkaku i rënies nuk është i jashtëm, por i brendshëm e duke larguar shkaktarin e rënies mund të riktheni flokun në gjendjen e dëshiruar.

Trajtimi
Pasi të gjendet shkaku i rënies së flokëve mund të kurohet rënia e tyre. Kura kryesore përdoret në të gjitha rastet e rënies së flokëve. Kur individët kanë çrregullime hormonale bëhen shtesa të tjera dhe për këtë duhen parë të gjitha analizat e tyre dhe përdoret një kurë komplekse. Për të ndihmuar në forcimin e rrënjës së flokut përdoret çaji kundër rënies së flokut, i cili përmban gjethe e rrënjë hithre, rozmarinë, bisht kali etj.

Ky çaj ushqen rrënjën e flokut e ndihmon në daljen e flokëve të reja. Pasi lahen flokët me shampo normalisht, shpëlahen me çajin, dhe jo me ujë të pastër. Çaji qëndron në gjithë flokun duke ndikuar gjatë gjithë kohës në formimin e tij. Floku lahet maksimumi 2 herë në javë pasi larja e shpeshtë e tij ndikon në rënie (largon bak.teret e yndyrën e “mirë” që ndodhet në flokë duke e dobësuar në tërësi dhe rrënjën e tij).

Nëse e keni të pamundur të gjeni kohë për përgatitjen e çajit mund të përdorni ekstraktin e këtij çaji, i cili ka të njëjtët përbërës duke i spërkatur flokët 3-4 herë në javë. Ky ekstrakt nuk ka aromë apo ngjyrë, thahet menjëherë, gjithashtu, ndihmon në kontrollin e yndyrës në flokët. Gjithashtu, në 600ml shampo shtohet 1 lugë gjelle vaj bajamesh të eg.ra.

Shampot përmbajnë paraben, bojëra, aromatizues, të gjitha këto qëndrojnë në rrënjën e flokut dhe e dëmtojnë atë. Vaji i bajames ndikon në zvogëlimin e efektit të këtyre përbërësve, dhe ndihmon në shpëlarjen e tyre sa më shpejt nga floku. Gjithashtu, përmban shumë vitaminë E që ushqen dhe zbut flokun.

Çaji shoqërohet me një maskë për flokët që përmban ekstrakt hudhre dhe qepe, ekstrakt bisht kali, vaj livando, kokosi, rozmarinë. Të gjitha këto bëjnë që të largohen të gjitha infe.ksionet në lëkurën e kokës, si dhe ushqejnë dhe forcojnë rrënjën e flokut.

Nëse keni probleme me irr.itimin e lëkurës së kokës nga psoriasis apo ekzema këshillohet të përdoret maska në vazhdimësi pasi nuk lejon të shfaqet asnjë plagë apo irr.itim në lëkurë, si dhe normalizon pH e lëkurës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top