Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ingrit Gjoni ka hapur sot dyert e shtëpisë së saj në Gjirin e Lalëzit, për emisionin “E diell”. Ingriti tregoi se situata me koronavirusin e ka alarmuar dhe kur mësoi se virusi kishte mbërritur në vendin tonë, ajo u furnizua me ushqime dhe u izolua menjëherë.
Gjatë intervistës në kuzhinën e këngëtares, moderatori Ervin Kurti hapi edhe frigoriferin duke treguar ç’mban në të Ingriti.
Më pas këngëtarja tregoi edhe oborrin, pishinën dhe ambiente të tjera.
Ingriti u shpreh se po e shijon shumë vetëizolimin pasi po qëndron me djalin, Paridin dhe familjen e saj.