Leximi

E pabesueshme: Djali takon për herë të parë pas 53 vitesh nënën e tij biologjike

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme një histori shumë prekëse. Petriti kërkonte nënën e tij biologjike e cila e kishte braktisur para 53-vitesh. Ai ishte birësuar që i vogël nga dy prindër të cilët ishin tepër të mëdhenj në moshë. Fatkeqësisht i ati i Petritit kishte ndërruar jetë dhe nëna ishte detyruar të shkonte në azil. Petriti kishte mbetur i vetëm dhe për mbi 7 vite kishte jetuar sa me një vend në tjetrin, në kushte tepër të vështira.

Nëna biologjike e Petritit e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio dhe pranoi që ai ishte djali i saj. Zonja Farije tregoi që ishte detyruar që ta braktiste Petritin. “Më dhunonte ish-bashkëshorti dhe ai nuk e donte fëmijën, për këtë arsye u detyrova ta lë Petritin në spital.”

Petriti me lot në sy u shpreh: “Nuk dua të të gjykoj, nuk dua të të kërkoj llogari për asgjë. Dua vetëm të të falenderoj që më dhe jetë dhe dua të të njoh! Faleminderit!”.

Burimi: Top Channel

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top