Futbollisti shqiptar që luan për kombëtaren e zvicerane Granit Xhaka do të bëhet për herë të parë baba. “Mami dhe babai po të presin”, ka shkruar Granit Xhaka në foton që tregon shtatzëninë e gruas së tij, Leonitës.
Çifti janë të martuar që nga viti 2017 dhe presin fëmijën e tyre të parë, shkruan 20 minuten.ch, përcjell “Bota sot”.
Ndryshe, Xhaka është pjesë e klubit të njohur anglez, Arsenal, ndërsa pas përfundimit të kampionatit po kërkohet me ngulm nga Inter.