Sport

Prekazi: Kemi qenë gjatë gjithë kohës dominues

Ai ndër tjerash potencoi se ky titull ishte shumë vështirë i arritur dhe shpreson që të mos jetë i fundit për të në futbollin kosovar.
Feronikeli ka arritur të shpallet kampion pasi në ndeshjen e fundit e mposhti skuadrën rivale për titull Prishtinën.

Qendërmbrojtësi i skuadrës nga Drenasi, Arbër Prekazi u shpreh tejet i lumtur me fitoren e arritur, dhe me fitimin e titullit të kampionit.

Ai ndër tjerash potencoi se ky titull ishte shumë vështirë i arritur dhe shpreson që të mos jetë i fundit për të në futbollin kosovar.

Prekazi: Kemi qenë gjatë gjithë kohës dominues

“Ka qenë një kampionat shume i vështirë, ka qenë një kampionat ku në fillim nuk e kemi nisur mirë, megjithatë duke u zhvilluar ndeshjet, ekipi ka hyrë në formë edhe arritëm deri tek titulli kampion. Me mjaftë vështirësi, kundërshtar shumë të fortë, por megjithatë ia arritëm në fund ta gëzojmë një qytet të tërë me këtë titull kampion, me këtë titull i cili na dërgon në Ligën e Kampionëve. Është normale kemi përgatitur ndeshjen shumë pasi Prishtina është me një kapital shumë të madh. Me përgatitjet që i kemi bo Prishtina në një far mënyrë nuk arriti të na rrezikoj edhe asnjë herë të vetme edhe me shumë meritë e fituam ndeshjen”, deklaroi pas ndeshjes ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top